BallinaKryesore"Në një parti politike institucion, s'ka vend për ultimatume", Flamur Hoxha: ...

“Në një parti politike institucion, s’ka vend për ultimatume”, Flamur Hoxha: Nëse do ishim bashkë qeveria e 25 prillit….

spot_img
spot_img

Sekretari Organizativ i PD, Flamur Hoxha u përgjigj sot nga studio e lajmeve të MCN TV afatit 5 janar të deklaruar nga ish-lideri Sali Berisha për lirimin e selisë së PD. Ai tha se një parti institucion nuk ka nevojë për ultimatume. Siç u shpreh Hoxha, gara për të uzurpuar për t’u marrë me brava apo me çelsa është një fyerje për demokratët.

Intervista:

Z.  Hoxha, ju dje keni marrë një detyrë të re, që duhet thënë ishte në lënë në hije pas ikjes së Sahit Dollapit. Çfarë duhet ndryshuar në organizimin e PD sipas jush?

Hoxha: Në fakt kjo është përtej planit që mund të kem unë apo dikush tjetër në pozicionin tim. Ka të bëjë me misionin për të përfaqësuar çdo votues apo qytetar pranë PD. Uroj që të më shërbejë eksperienca që unë kam pasur pas vitit 2017-të që për mua është hera e dytë që marr pjesë në një fushatë elektorale. Kam bashkëpunuar me shumë degë të qarkut Tiranë apo qarqe të tjera ku kam qenë i deleguar. Mendoj se edhe ajo pak eksperiencë që mund të kem do të shërbejë për të bërë atë që nuk është bërë mirë në këto 30 vite.

Çfarë nuk është bërë mirë zoti Hoxha?

Hoxha: Nuk mund të flas nga pjesa jashtë oborrit të PD, por mendoj se ajo që duhet bërë mirë niset nga gjithësecili nga ne, nga përgjegjësitë që ka marrë gjithsecili qoftë në fushatën e fundit elektorale ku patëm zhvillime jo të këndshme pas 25 prillit. Duhet të jemi pak hipokritë në vetvete për të bërë një revolucion në strukturat e PD për të promovuar vlera, të rinj, për ti dhënë dimensione të tjera PD. Sfidat e kësaj dekade nuk i përkasin vetëm PD, por edhe më gjerë.

Z. Hoxha, dje kryedemokrati u la porosit të zbrisni në terren. A jeni pak vonë? Z. Berisha e ka takuar anëtarësinë përmes foltoreve, prej më shumë se sa dy muaj tashmë…

Hoxha: Unë nuk kam dëshirë transmetoj energji negative për të gjithë bashkëpunëtorët dhe kontribuuesit në PD sepse gjykoj që nuk jemi nisur për të qenë përçarës për të ndarë demokratët. Ka pasur zëra dhe unë i pari kam thënë që mund të përballem me të gjithë duke filluar që nga lideri historik, Berisha. Duke parë se si rrodhën foltoret që u nisën për të hapur PD dhe kaluan në disa kërkesa që kanë të bëjnë vetëm me një qëllim të mos pasjes përballë të institucioneve të PD, u anashkalua struktura drejtuese dhe unë mbajta një qëndrim dhe mora një detyrë të përgjegjshme. Ishte menduar të mos kishim dy grupime, por ne asgjë nuk na pengon të jemi në çdo cep të Shqipërisë për të folur me çdo demokrat.

Si mendoni se do të priteni në bazë?

Hoxha: Shkarkimi në bllok apo lufta për karrige nuk duhet të kryesonin sepse ajo që ne transmetojmë është fryma demokratike. Mendoj se debati mes nesh që jam i bindur që është një nismë emocionale, e cila ka të bëjë me atë pjesë që në nuk e ka sjellë në pushtet. Nuk mendoj se PD përfaqësohet nga një person dhe ai mban përgjegjësi për gjithçka. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë ku secili në bazë të meritokracisë merr atë që i takon. Nëse do ishim bashkë qeveria e 25 prillit nuk do shkonte më shumë se një muaj.

Z. Hoxha, votimi në bllok I drejtuesve të rinj. U thye përsëri sërish neni 44, pika 4 e  statutit ku thuhet se Këshilli Kombëtar drejtohet nga Kryetari i Këshillit, i cili zgjidhet në mbledhjen e parë të konstituimit të Këshillit Kombëtar, mes të paktën dy kandidaturave alternative. Dhe pika 6 e po këtij neni thotë se, këshilli kombëtar vendos, me votim të fshehtë, për emërimin dhe shkarkimin nga detyra të Sekretarit të Përgjithshëm, Nënkryetarëve të Partisë, Anëtarëve të zgjedhur të Kryesisë së PDSH-së, Sekretarëve funksionalë. Çfarë mesazhi po jepni përmes këtij procesi?

Hoxha: Këshilli Kombëtar votoi për të plotësuar vendet që vinin si rezultat i votimit të Këshillit Kombëtar në muajin korrik ku u zgjodhët strukturat drejtuese. Unë do të doja garë, jam njeri i sfidave, por duke qenë se ishte këshill kombëtar vijues u gjykua që të vijonte në këtë linjë. Kishte shumë argumente dhe pak debate.

Z. Hoxha, Berisha ka deklaruar se deri ne 5 janar z. Basha duhet të lirojë zyrën. Çfarë parashikoni ju?

Hoxha: Mendoj se në një parti politike institucion nuk ka vend për ultimatume pasi ultimatumet ashtu siç nisen përfundojnë në rrugë të gabuara. Gara për të uzurpuar për tu marrë me brava apo me çelsa është një fyerje për demokratët. Mendoj se institucionet certifikohen dhe si të tilla kanë ligjshmërinë për të vijuar në të ardhmen. Ne jemi certifikuar për të vijuar punën unë përjashtoj veten nga gjuha e forcës. Partia nuk është pronë e askujt, është vlerë dhe parti e njerëzve që kontribuojnë pa asnjë interes personal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular