BallinaAktualitetParalajmërimi i epidemiologut: Pritet shtim i rasteve me Covid në Shqipëri

Paralajmërimi i epidemiologut: Pritet shtim i rasteve me Covid në Shqipëri

spot_img
spot_img

Epidemiologu Fabian Cenko u shpreh në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, se “Omicron është një variant shumë i transmetueshëm dhe masat nuk janë kurrë të tepërta”, duke shtuar se pritet shtim i theksuar rastesh në periudhën afatshkurtër.

“Unë besoj që shkalla e respektimit të masave ndër ne është shumë e ulët. Mjafton që të shkoni një herë jashtë shtetit, për të parë se si respektohen masat në shtetet e tjera. Kështu që, ora policore dhe masat e tjera janë vetëm për komunikim publik, pasi nëse nuk zbatohen, nuk kanë fare vlerë”, tha Cenko.

Sipas tij, me atë që po shihet në shtetet e tjera dhe masat që ne zbatojmë, “pritet shtim i madh rastesh në vendin tonë”.

Sa i përket vaksinave, Cenko tha: “Në raport me vaksinën, kemi një nivel të habitshëm mospranimi. Problemi është që lajmet e rreme në raport me dëmet e vaksinës, dominojnë perceptimin e individëve. Besoj që është problem i madh në popullatën shqiptare. Duhet të ketë “aggresion” edukativ dhe promovues për vlerën e vaksinës. Popullata duhet të kuptojë, nëse ata që janë kundër vaksinës thonë se çfarë do të ndodhë pas dy vitesh, ne themi atë që do të ndodhë pas dy muajsh”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular