Të tjera detaje janë zbuluar nga vdekja tragjike në aksident e Jakup Rekës në Malësi të Madhe.
52-vjeçari rezulton të jetë polic dhe në momentua që u aksidentua ishte në krye të detyrës dhe po shkonte në një vendngjarje.
Një 32-vjeçar i cili udhëtonte me një makinë tip “Benz”, përplasi për vdekje oficerin e policisë.
I riu me iniciale E.Z., po udhëtonte në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku ka aksidentuar për vdekje 52-vjeçarin Jakup Reka.
Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit “Benz”. Mësohet se policia ishte duke shkuar në një vendngjarje kur u përfshi në aksident.
“Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet ne njoftimin e policise.