Dy persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë të shënuar pasditen e kësaj të shtune ne rrugën e Tales në Lezhë.
Sipas policisë, një 24-vjeçar i identifikuar si Kristjan Margjoni i cili udhëtonte me makinë, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë i riu dhe pasagjerja me Atjola Ademi. Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë zbardhjen e plotë të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin K.M., 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja A.A.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.