BallinaKryesore"Fjala ultimatum s’ekziston,” Flamur Hoxha: Kushdo ta drejtojë PD-në, unë mbetem demokrat...

“Fjala ultimatum s’ekziston,” Flamur Hoxha: Kushdo ta drejtojë PD-në, unë mbetem demokrat si në ‘90

spot_img
spot_img

Më 23 dhjetor nga Selia Blu, grupi i Sali Berishës i bëri të ditur kryedemokratit Lulzim Basha se ka kohë deri më 5 janar që të lirojë zyrën ose në të kundërta ata kërcënuan që do ta nxjerrin vetë. Megjithatë, për Flamur Hoxhën për nje demokrat që ka ideale, fjala “ultimatum” nuk ekziston.

Në një bisedë me Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC, Hoxha i cili është zgjedhur së fundmi Sekretar Organizativ i PD, u shpreh se në këto 30 vite kjo është hera e parë që debati dhe mosdakordësia nuk bëhen në institucion.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të mbajtur ditën e djeshme në Selinë Blu, Basha u tha anëtarëve se të gjithë duhet të jenë prezent në terren. I pyetur nëse është disi e vonuar kjo dalje në terren, Hoxha shpjegoi se më herët është shmangur “përplasja” me Foltoret e Berishës.

“Ne kemi për detyrë për të qenë pranë demokratëve. Nuk  e kemi bërë kur ishin foltoret. Në këto 30 vite është herë a parë që debati dhe mosdakordësia nuk bëhet në institucion.”

Për Hoxhën, nëse PD do të dilte në terren në të njëjtën kohë kur mbaheshin foltore nëpër qytetet e Shqipërisë, do të dukej si një matje forcash

“Më mirë që u bë kështu sepse do të kishim një luftë mes demokratëve, të mitë dhe të tutë. Do të bënim një kontrast në partinë tonë. Gjykoj që ne, në momentin e daljes njëkohësisht do dukej sikur do matim forcat. PD u përket atyre që duhet të jenë më shumë në PD. Një parti që duhet të bëjë një reformim brenda vetes, të zgjojë shqiptarët që t’ia afrohen.”

Sekretari organizativ i PD u shpreh se “lufta e brendshme” nuk do të ndikojë në rezultatet që mund të kenë të djathtët në zgjedhjet lokale.

Por çfarë do të ndodhë nëse PD do t’i humbë edhe këto zgjedhje? Hoxha thotë se nëse do të ishte ai kryetar fillimisht do të krijonte një klimë për zgjedhje të lira e të ndershme dhe më pas secili do të marrë përgjegjësinë.

“Nëse do të isha unë kryetar, në mënyrë të panegociueshme do të krijoja klimën për zgjedhje të lira e të ndershme. Gjithsecili prej nesh do të marrë përgjegjësinë e tij, para se të hyjmë në zgjedhje të përcaktojmë qëndrimin do të mbajmë pas zgjedhjeve.”

Flamur Hoxha deklaroi po ashtu se kushdo që të jetë në krye të Partisë Demokratike, ai do të jetë demokrat njësoj si në vitet ’90.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular