BallinaAktualitetFOTO/Vdiq së bashku me kunatën në aksident. Kush është 24-vjeçari që s’arriti...

FOTO/Vdiq së bashku me kunatën në aksident. Kush është 24-vjeçari që s’arriti të festonte së bashku me familjen Krishtlindjen

Kristjan Magjuni, mbeti i vdekur këtë të shtunë në aksidentin e ndodhur në rrugën e Talës në Lezhë bashkë me të fejuarën e vëllait të tij, Atjola Ademi vetëm 16 vjeç.

Makina tip “Pegeot ” me të cilën po lëviznin, ku drejtues ishte 24-vjeçari ka humbur kontrollin duke u përplasur me murin ndarës të një shtëpie.

Përplasja ka qenë fatale, bazuar edhe në pamjet e dërguara nga korrespondentja e Lezhës, Brixhilda Deda, ku pjesa e xhamit të përparmë është bërë copash bashkë me anën e majtë të makinës.

Vendi ynë u trondit nga ky aksident tragjik, në ditën më të rëndësishme të besimtarëve të krishterë, Krishtlindjen, e cila ishte e fundit për të rinjtë.

Ata ishin nisur drejt Talës, ku edhe familja e djalit banonte, për të festuar, gjë e cila nuk ndodhi. Ata nuk shkuan kurrë, ndërsa prindërit po i prisnin me tavolinën shtruar e sytë nga dera.

Foto e marrë nga Top Channel

Vdiq së bashku me kunatën në aksident/ Kush është

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular