BallinaKryesoreNgjela jep alarmin pas skandalit të pagave: Shqiptarë ruani shtëpitë, hajdutë iu...

Ngjela jep alarmin pas skandalit të pagave: Shqiptarë ruani shtëpitë, hajdutë iu dinë lekët dhe do ju vendosin gjoba

spot_img
spot_img

Për avokat Spartak Ngjelën, skandali i publikimit të pagave do të ketë pasoja sociale te shqiptarët. Sipas tij në këtë situatë të tillë ku shteti ka rënë, kryeministri duhet të jepte dorëheqjen dhe të largohej.

Në studion e Breaking në Top Neës, avokat Ngjela deklaroi se kjo është përgjegjësi morale dhe jo penale e një qeverie.

Por avokati dha alarmin se tashmë shtëpitë e shqiptarëve nuk janë të sigurt dhe se për këtë duhet të kenë kujdes të ruhen, pasi mund të vendosen gjoba apo t’i grabiten shtëpitë.

“Ky e tregon veten (Rama) se është i implikuar. Këta rrinë e mbrojnë skandalin, pra janë involvuar, mbase e bëjnë për pasionin patologjik për të ruajtur pushtetin. Këtij i humbi garancia individuale, këtij i është grabitur shteti, nëse vazhdon kontinuiteti, i kanë vjedhur shtetin. Këtu flitet për sigurinë e garancisë që duhet ti japë shteti individit në garancinë shqiptare. Të gjithë hajdutët do të gjejnë pikat ku do të sulmojnë shtëpinë. Një shtet ku nuk funksionon mbrojtja e ligjit. E mora vesh se ku janë paratë tani, thyerja e banesave, do e shikoni tani, se nuk kam gabuar asnjëherë me qëndrimet e mia. Kanë marrë vesh hajdutët se kush ka paranë, vendosini llozin shtëpive. Është ç’orientim i tregut, do të vijë malavita e do të verë gjoba, nuk e di se mbase i bie në qafë, por si ka ndodhur në botë. Ka posibilitet të për të ndodhur. Sekret janë ato akte që destabilizojnë shoqërinë, këtu humb ekuilibri i njeriut, janë shumë gjëra në mes”, theksoi Ngjela

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular