BallinaAktualitet“Tre ditë pa ujë në Lushnje”/ Deputeti i PD-së ironizon: Nesër del...

“Tre ditë pa ujë në Lushnje”/ Deputeti i PD-së ironizon: Nesër del shampo për morrat, të na rrojë partia

spot_img
spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Lushnjes, Saimir Korreshi me anë të një postimi në rrjete sociale, shkruan se kjo zonë ka 3 ditë pa ujë të pishëm.

Me nota ironie, Korreshi shkruan se ka shkuar pika e ujit më e shtrenjtë se shampanjat, teksa thekson se kjo i ka kthyer qytetarët në kohën kur i mbushnin kovat dhe ngjiteshin në shtëpi.

Për këtë situatë, Korreshi thotë se Partia Socialiste i ka kthyer qytetarët në kohë.

U be pika e ujit sikur te ishte shampanje! I kishin harruar njerezit kovat e ujit si ngjiteshin deri ne kat te 6. Por Partia nuk fle ju kthen pas ne kohe.

Sa dite u bene pa ujë? Dini gje? Guxoni te mos e paguani nje muaj faturen e ujit i gjeni xhelatet te dera e shtepise, ndersa kur ke tre dite pa pik uji faji ngelet jetim.

Neser del shampo per morrat per te tjerat furçe me fije metalike. Krishtlindje te mbara vetem mos hani shume se skeni ku shkoni ne banje edhe lokalet i kane kyçur banjot. Te rroje Partia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular