Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet. Një 32-vjeçar ka përplasur me makinë një vajzë të mitur.
Sapo ndodhi aksidenti ai është larguar nga vendngjarja, por më pas është arrestuar.
“Vihet në pranga shtetasi B. F., 32 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin e tij, ka aksidentuar një shtetase të mitur 7 vjeçe dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes,” njofton policia.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të incidentit. Nuk bëhet e ditur gjendja e 7-vjeçares.