BallinaKronikeEMRI/ Kush është i riu shqiptar që lufton krah ukrainasve përballë Rusisë:...

EMRI/ Kush është i riu shqiptar që lufton krah ukrainasve përballë Rusisë: Nuk paguhem, e bëj për demokracinë

Emanuel Bazanji, është  24-vjeçari shqiptar i cili renditen në radhët e vullnetarëve krah ukrainasve në kufirin me Rusinë.

Sipas mediave të huaja Emanuel Bazanji, një ish-ushtar i ushtrisë shqiptare, teksa shprehet  se vija ku ndodhet aktualisht është kufiri i fundit për demokracinë.

“Ajo që na bashkon është dashuria për lirinë, dashuria për demokracinë dhe dashuria për të ndihmuar njerëzit,” tha Bazanji për portalin “Coffee or Die Magazine”.

“Ne nuk paguhemi këtu, nuk po i kërkojmë qeverisë ukrainase asgjë, ne jemi vetëm këtu për t’i ndihmuar këta njerëz të kenë një të ardhme më të mirë. Kjo është ajo që na bashkon, të shohim njerëzit të jetojnë të lumtur dhe të lirë.”

Nën komandën e një ish-oficeri ushtarak gjeorgjian të quajtur Mamuka Mamulashvili, Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë më parë vepronte si njësi e vijës së parë në vitet e para të luftës në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.

Tashmë e stacionuar në periferi të Kievit, kjo njësi tërësisht vullnetare është bërë një qendër rekrutimi për të huajt që nënshkruajnë kontratë shërbimi tre-vjeçare në detyrë aktive me forcat e armatosura të rregullta të Ukrainës.

Që nga fillimi i luftës në 2014, Legjioni Kombëtar i Gjeorgjisë ka regjistruar ushtarë nga 27 vende, duke përfshirë SHBA, Australi, Gjermani, Gjeorgji, Meksikë, Azerbajxhan, MB, Austri, Francë, Greqi, Japoni, Kroaci dhe Serbi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular