BallinaKronikePunëtori 36 vjeç ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohen tre persona,...

Punëtori 36 vjeç ra nga lartësia dhe humbi jetën, arrestohen tre persona, ja për çfarë akuzohen

spot_img
spot_img

Policia e Tiranës ka arrestuar një drejtues teknik, një përgjegjës për sigurinë si dhe kontraktorin e një firme pas vdekjes së 36-vjeçarit dje në Tiranë, i cili ra nga lartësia e pallatit ku po punonte.

Ngjarja ndodhi në afërsi te sheshit “Shqiponja”, ku dyshohet se 36-vjeçari ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku ishte duke punuar dhe për pasojë ndërroi jetë në vend.

Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. G., 41 vjeç, me profesion inxhinier drejtues teknik, M. N., 32 vjeç, me profesion inxhinier përgjegjës për sigurinë dhe M. D., 33 vjeç, nënkontraktor në një firmë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në firmën ku këta shtetas punojnë, ka rënë nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën, punëtori shtetasi E. O., 36 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular