Gjendet trupi i pajetë i gruas 48-vjeçare në Malësi të Madhe, e cila i dha fund jetës duke u hedhur në një shpellë.
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara. (foto iluestruese)
Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja SH. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.
Ishte bashkëshorti i saj, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj që bëri kallëzimin pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe ishte larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk ishte kthyer më. Dje forcat e policisë kryen kërkime dhe në hyrje të shpellës gjetën një fletore dhe celularin, por kërkimet u ndërprenë për shkak të territorit të vështirë.