BallinaKronikeBie në humnerë një makinë në Tepelenë, si paraqitet gjendja shëndetësore e...

Bie në humnerë një makinë në Tepelenë, si paraqitet gjendja shëndetësore e shoferit

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën e fshatit Bënç, bashkia Tepelene.

Sipas ABCNews automjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në 50 metra lartësi si dhe është përmbysur.

Sipas informacioneve të para drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmën mjekësore, teksa paraprakisht raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular