Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Merilend në SHBA vetëm një ditë para Krishtlindjeve.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se boksieri profesionist i peshave të rënda, Deni Kelli, është vrarë në moshën 30 vjeçare nga persona të paidentifikuar.
E gjithë ngjarja ka ndodhur për një konflikt banal. Konfirmohet se boksieri është vrarë pas një sherri të nisur në trafik në sy të fëmijëve të tij.
Mediat raportojnë se Kelli, i cili regjistronte 14 ndeshje në ringun profesionist me 10 fitore, ishte me familjen e tij për dreke dhe po kthehej në makinë në shtëpi. Por papritur, në krah të automjetit të tij është ndalur një makinë tjetër dhe një person i paidentifikuar ka hapur zjarr, duke u larguar më pas me shpejtësi.
Deni Kelli u dërgua në spital, por u shpall i vdekur atje nga plagët e marra ndërsa katër personat e tjerë, partnerja e dhe tre fëmijët nga mosha 4, deri në 8 vjeç, për fat të mirë kanë shpëtuar pa u lënduar nga kjo ngjarje e rëndë.
Sipas policisë po kërkohet ende autori i kësaj vrasje, ndërsa policia ka ofruar 25 mijë dollarë për personat që japin informacione rreth ngjarjes./