BallinaKronikeFOTO/Detaje nga aksidenti tragjik në Kosovë, viktimë edhe një fëmijë, makina e...

FOTO/Detaje nga aksidenti tragjik në Kosovë, viktimë edhe një fëmijë, makina e shkatërruar poshtë kamionit

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik i mbrëmjes së kaluar në Kosovë, ku një makinë dhe një kamion u përplasën me njëri-tjetrin, duke iu marrë jetën dy personave.

Policia e Kosovës njofton se viktimat janë një fëmijë dhe një person në moshë madhore, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje, për shkak të përplasjes së fuqishme mes mjeteve, ku siç shihet në foto makina është shkatërruar totalisht dhe ndodhet poshtë kamionit.

“Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një kamion, ku si pasojë fillimisht dy (2) persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit me auto-ambulancë janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga mjeku kujdestar është konfirmuar se dy (2) personat e lënduar – një (1) fëmijë dhe një (1) person i moshës madhore kanë arritur në spital pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka shtuar se thirrjes nga vendi i ngjarjes i janë përgjigjur gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, gjithashtu edhe prokurori i shtetit.

“Me urdhër të Prokurorit shtetit trupat e pa jetë të viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në fund të njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular