BallinaKryesoreMarash Bala, mjeshtri që prodhon lahuta prej 35 vitesh

Marash Bala, mjeshtri që prodhon lahuta prej 35 vitesh

spot_img
spot_img

70-vjeçari Marash Bala nga Malecaj i Lezhës ka punuar si marangoz. I apasionuar pas folkut 35 vjet më parë nisi të prodhojë lahuta. Kjo është lahuta e parë që ka prodhuar me mjete primitive.

“Kjo lahutë ka mbi 30 vjet që është bërë. Me vegla primitive me sharrë, me limë druri. Tani ka ndryshuar, kam vegla me korrent. Tingulli nuk ndryshon. Telat më parë i bënin me bisht kali tani i bëjmë me filispanjë. Se nuk këputet. Më mirë me filispanjë.”

“Nis atë bëj lahuta për pasion. Dolën lahutë me kokë dhie unë kam bërë dhe me kokë kali dhe me të Skënderbeut. Do mbi 5-6 ditë të bëhet një lahutë.”

Për të prodhuar një lahutë i duhet të paktën 8 ditë. 70-vjeçari thotë se kjo punë kërkon shumë vëmendje nuk falet asnjë gabim.

“Është e vështirë të bësh lahutë që nga fillimi deri në fund. Kjo është bërë me vështirësi. Se është bërë me kone, koka e dhisë, kali mezi bëhen. Më ka ndodhur që dhe të jetë dëmtuar gjatë punës. Do qetësi t’i bësh.”

Ka prodhuar mbi 35 lahuta dhe i janë shitur thuajse të gjitha.

“Vetëm dy më kanë mbetur, njerëzit nuk i blejnë vetë për t’i rënë i blejnë dhe për t’i varur në mure. E bëj të kaloj kohën për qejf se fitim s’ka se 5 mijë lekë i shes. Shumicat i kanë dërguar në Amerikë.”

Një prej lahutave të prodhuara nga Bala përdorte nga një artist folku i njohur për zonën e Lezhës. Edhe vetë i bie lahutës, por nuk e shoqëron me këngë.

“Se mëson dot prej askujt nëse nuk e ke në gjak!” /abcnews.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular