Policia e Dibrës ka njoftuar ditën e sotme se në fshatin Fushë Alie, një 50-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen.
Sipas njoftimit zyrtar bëhet me dije se shtetasi me inicialet T.Xh, është parë për herë të fundit duke peshkuar në lumin Drini i Zi.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, rreth orës 19.00, janë njoftuar nga disa banorë të fshatit Fushë-Alie, ku kërkonin ndihmën e policisë pasi shtetasi T. Xh., rreth 50 vjeç, prej orëve të mbasdites ka humbur kontaktet dhe nuk është kthyer në banesë.
Nga deklarimet paraprake të disa prej banorëve, rezulton se e kanë parë shtetasin T. Xh., në vendin e quajtur ‘Rrethas’, buzë lumit Drini i Zi, dyshohet duke peshkuar dhe më pas nuk kanë parë më.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe forcat ‘Shqiponja’, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes.
Aktualisht kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe do të rifillojnë përsëri në orët e para të mëngjesit.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.