BallinaKryesore“Agjentë” në shkolla/ Ministria ngre njësinë për goditjen e rasteve korruptive! Çdo...

“Agjentë” në shkolla/ Ministria ngre njësinë për goditjen e rasteve korruptive! Çdo veprim i dyshimtë do denoncohet, zbardhet formulari

spot_img
spot_img

Pesë vite nga vendimmarrja për ngritjen e një strukture që do të sinjalizojë rastet e dyshuara ose praktike korrupsioni me mbi 80 të punësuar, Ministria e Arsimit bën me dije se ka krijuar njësinë e saj dhe është e gatshme të presë.

Nuk janë veçse ato që në zhargonin e përditshëm etiketohen si “spiunë”. Po kush do të mbrojë çfarë? Specifikisht për shkollat, çdokush mund të bëhet agjent, duke denoncuar një rast korrupsioni, qoftë regjistrim apo punësim kundrejt ryshfetit. Por me kushte. Jo anonim dhe me prova konkrete.

Sinjalizimi nuk do të bëhet në copa letrash pa identitet, por me një format të gatshëm, në të cilin të brendashkruhen të dhënat e identitetit dhe kontaktit të sinjalizuesit, përshkrimin e fakteve dhe rrethanave të njohura për veprimin ose praktikën e dyshuar të korrupsionit, shoqëruar me provat për katëse (aq sa është e mundur), si dhe referimin përkatës në Kodin Penal për shkeljen e bërë.

Këto, në rastet kur sinjalizues është një person i brendshëm: për shembull, një mësues kallëzon drejtorin e shkollës. Në rast se bëhet fjalë për një person të jashtëm, nevojiten edhe shkaqet ligjore dhe rrethanat e faktit. I gjithë informacioni i sipërcituar është pjesë e rregullores së hartuar dhe firmosur nga përgjegjësi i njësisë, Fiqiri Çifligu.

Por, duhet nënvizuar se për një person, pavarësisht nëse ka apo jo lidhje me shkollën, është e vështirë “të bindë” me prova për shkeljen e kryer në mjediset arsimore, pasi kërkon shumë kohë e mund që normalisht duhet të investohen në shkolla.

Ka vetëm një rast kur “spiuni” mund të mbetet anonim. Rregullorja ka lënë hapësirë për ata që kanë provat mbështetur në një bazë të qartë ligjore për të bërë sinjalizimin që të ndiqet më pas nga njësia antikorrupsion. Por, edhe në rast se del me emër, e njëjta njësi do të kujdeset për mbrojtjen e tij.

Sipas njoftimit, sinjalizuesi gëzon të drejtën e konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit të një veprimi ose praktike të dyshuar korrupsioni, mund të mos tregojë burimin nga ka marrë informacionin, si dhe të marrë mbrojtje kundër hakmarrjes.

Kjo e fundit lidhet me çdo masë hakmarrëse, si shkarkim nga puna, pezullim, transferim, ulje në detyrë a pagesë, vlerësime negative a çdo lloj forme tjetër, sipas rregullores, e cila i jep të drejtë nga ana tjetër agjentit që jep informacionit të kërkojë edhe vend tjetër pune.

Sipas rregullores, denoncimet duhet të mbeten vetëm midis sinjalizuesit dhe strukturës që ngrihet për hetimin e tij. Çdo shpërndarje e informacionit duhet të marrë medoemos pëlqimin e atij që denoncoi rastin.

Në foton përbri shkrimit është modeli i formularit që duhet të përdorë sinjalizuesi, një dokument shumë i rëndësishëm për të marrë në konsideratë ankesën dhe nisur hetimin administrativ.

Forma dhe përmbajtja jo e duhur, futja e fakteve që s’kanë lidhje me ligjin apo kur del haptazi se nuk ka elemente të kundërvajtjes administrative, nënkuptojnë mosfillim të hetimit. Me pak fjalë, i gjithë denoncimi shkon nul.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular