Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat.
Bëhet me dije se si pasojë e një aksidenti automobilistik ka humbur jetën një 56-vjeçar i identifikuar me inicialet K.R.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në aksin Rrugor, Berat-Poshnje, në fshatin Moravë, shtetasi A.N., duke drejtuar automjetin ka goditur me pasqyrë këmbësorin shtetasin K.R., 56 vjeç, i cili është rrëzuar në rrugë.
Më pas shtetasja E.Z., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, e ka shtypur shtetasin K.R., i cili ka humbur jetën.