Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë Inspektorin me inicialet A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë.
Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tij për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh.
Sipas njoftimit, “në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit”.
Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.