ër të gjithë qytetarët që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë Shqipërisë në këtë fundvit përpara udhëtimit duhet që të informohen rreth masave dhe rregullave që janë në fuqi në shtetet ku ata duan të shkojnë.
Për këtë qëllim, në faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme është vendosur një hartë në të cilën mund të zgjidhet shteti përkatës që një qytetar po kërkon informacione dhe mund të njihet me masat në fuqi.
Në një postim në uebsajtin zyrtar, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar edhe një listë të dhënash për kriteret e lëvizjes së shqiptarëve jashtë vendit.
Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë.
“Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti”, thekson ministria.
INFORMACION MBI KRITERET E LËVIZJES SË SHTETASVE SHQIPTARË, NË SHTETET E HUAJA.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes të udhëtarëve jashtë vendit për shkak të Covid-19, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve shqiptarë.
Komisioni Evropian ka aprovuar certifikatën digjitale të vaksinimit të Covid-19 për Shqipërinë: https://ec.europa.eu/commission/presscorner/detail/en/mex_21_4741#4
Kjo certifikatë është ekuivalente me certifikatën digjitale të Bashkimit Evropian, e lidhur me sistemin e BE dhe e njohur me të njëjtat kushte dhe vlefshmëri.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka dakordësuar njohjen e certifikatave digjitale të BE, për udhëtimet nga çdo vend i BE drejt Shqipërisë. Pas vaksinimit të plotë, shtetasit shqiptarë mund të lëvizin lirisht në vendet e BE.
Këshilli i Bashkimit Evropian ka rekomanduar kritere dhe rregulla të caktuara për vendet e treta, referuar lëvizjes në vendet e BE. Për informacion të përditësuar mbi rekomandimet e Këshillit, klikoni në linkun bashkangjitur: https://bit.ly/3jZcgAZ
Kujdes! Disa prej vendeve të BE mund të aplikojnë protokolle më specifike, ndaj duhet të lexoni informacionet e përditësuara sipas çdo shteti. Gjithkush ka përgjegjësinë individuale dhe kolektive për t’i respektuar këto rregulla.
Për më shumë informacion për lëvizjen në vendet e BE-së: https://reopen.europa.eu/en/