BallinaKronikeE rëndë në Gjermani/ 44-vjeçari shqiptar vret dy djemtë e tij dhe...

E rëndë në Gjermani/ 44-vjeçari shqiptar vret dy djemtë e tij dhe më pas veten

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë, ku një burë shqiptar dyshohet se ka vrarë dy djemtë e tij. 44-vjeçari më pas ka vrarë edhe veten.

Shërbimi i Transmetimit Publik të Bavarisë, br.de, ka shkruar se të tre personat u gjetën pa shenja jete në një ndërtesë banimi në Glinde, pranë Hamburgut. Ndërkohë autoritetet thonë se hetimet e para çojnë në dyshimin për vrasje.

“Të dy fëmijët dhe dy të rriturit janë gjetur në shtëpi me plagë me armë zjarri. Por shërbimet e urgjencës nuk mundën që të shpëtonin më fëmijët. Edhe 44-vjeçari ka ndërruar jetë pak më vonë, pavarësisht përpjekjes së mjekëve për ta shpëtuar. Vetëm një grua 38-vjeçare ka shpëtuar dhe është dërguar në spital me plagë të rënda”, raportojnë mediat atje.

Sipas informacioneve të deritashme në këtë rast, dyshohet se bëhet fjalë për një familje kosovare nga Gjakova, megjithatë kjo akoma nuk është konfirmuar.

Përveç të vrarëve, e plagosur është gjetur edhe një grua 38-vjeçare, e cila raportohet të jetë nëna e dy fëmijëve të vrarë, 11 dhe 13 vjeç.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular