Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet sot në Dibër në një takim me degën e partisë në këtë qytet, anëtarë të partisë si dhe simpatizantë.
Një nga mbështetësit e PD-së dhe të kryetarit të saj, ka marrë fjalën në këtë takim dhe i është drejtuar Lulzim Bashës me fjalët “je njeriu i duhur i Shqipërisë”.
“Inshallah i heqim ato pleqtë e Enverit”, u shpreh simpatizanti ndër të tjera.
“I falënderoj të gjithë që marrin pjesë këtu për djalin tonë Lul Bashën, njeriu i shkolluar në Perëndim, njeriu që është me Perëndimin, jo me Lindjen, je njeriu i duhur i Shqipërisë, inshallah i heqim ato pleqtë e Enverit, të rrojë demokracia, të rrojë populli shqiptar. E gëzofsh, fitore bravo“, tha simpatizanti.