Shenjat e dhunës në foltoret e kuvendeve s’janë më të rralla.
Rasti më i ri vjen në Jordani, ku foltorja, është kthyer në një arenë boksi.
Në videon e publikuar nga mediat, shihet se si deputetët përleshen mes tyre.
Shkak është bërë diskutimet për ndryshimet Kushtetuese, e konkretisht, pika e të drejtave mes burrave e grave.
Por deputetët që e kundërshtonin këtë nismë e cilësuan atë si të padobishme, gjatë një seance që u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv Al-Mamlaka.
Në video shihen deputetët, ndërsa shkëmbejnë grushte dhe sharje me njëri-tjetrin, sikur të ishin në një ring boksi.