BallinaAktualitetAksidenti ku u përfshi gazetari dhe alpinistët/Policia del me njoftim zyrtar: U...

Aksidenti ku u përfshi gazetari dhe alpinistët/Policia del me njoftim zyrtar: U gjet një shtetas, jemi në kërkim të tjetrit

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur sot në malin e Munellës, ku u përfshi gazetari Alfred Lela dhe disa alpinistë.

Sipas policisë gazetari i njohur ka qenë duke eksploruar malin e Munellës së bashku me katër alpinistë amatorë.

“Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë“, thuhet në njoftim.

Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit I. Sh., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit N. M“, vijon njoftimi.

Mësohet se gazetari Lela dhe alpinistët kanë qenë në malin e Munellës për të zhvilluar një reportazhl.

NJOFTIM

Policia e Pukës, shërbimet e zjarrëfikses dhe banorë të zonës i kanë ardhur në ndihmë disa alpinistëve.

Sot rreth orës 16:10, jemi njoftuar nga shtetasi A. L., se ka qënë duke eksploruar në Malin e Munellës së bashku me 4 alpinistë amatorë. Gjatë lëvizjes në këmbë 2 prej tyre, shtetasit N. M., rreth 60 vjeç dhe I. Sh., rreth 30 vjeç, kanë rrëshkitur duke rënë në humnerë.

Menjëherë kanë nisur kërkimet nga shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrëfikses, pjestarë të shoqatës së alpinistëve Pukë të cilët janë ndihmuar dhe nga banorë të zonës.

Pas 2 orëve kërkimesh në një terren shumë të vështirë është bërë e mundur gjetja e shtetasit I. Sh., i cili po transportohet në spital për ndihmë mjekësore si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit N. M.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular