Nga Xhemal Gjunkshi
I nderuar Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë zoti. Lulzim Basha.
Të nderuar demokrate e demokratë Dibranë!
Jemi mbledhur së bashku sot në këtë fundviti me Kryetarin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, të cilit i urojmë mirëseardhjen, në familjen e Tij biologjike, në Dibrën heroike, të besës dhe të mikpritjes.
Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua 31 vite më parë si një domosdoshmëri historike për përmbysjen e regjimit më të egër të pas Luftës së Dytë Botërore. Akoma na gumëzhijnë veshët nga thirrjet e atyre qindra mijëra shqiptareve që tek Partia Demokratike shikonin shpresën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa“.
Në këto tre dekada, Partia Demokratike megjithë uljet dhe ngritjet kur ka qenë në qeverisje, ka bërë që Shpipëria të jetë vend kandidat për hapjen e negociatave për në BE, të jetë antari NATO-s, u realizua lëvizja e lirë e qytetarëve, u ndërtuan vepra madhështore në infrastrukturë, në shkolla, spitale, kopshte çerdhe etj.
Ne sot jemi të ndërgjegjshëm që Partia Demokratike e cila u krijua si forca e lirisë, demokracisë, si forca më pro europiane dhe amerikane, po kalon momente shumë të vështira ku rrezikon të kthehet në të kundërtën e misionit për të cilin u krujua:
anti europiane;
anti amerikane.
Dhe përse?
Thjesht për interesat e liderit të saj historik, i cili është shpallur Non Grata nga aleati më i madh i Partisë Demokratike dhe Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti Berisha, kur u shpall Non Grata, deklaronte që në këtë proces nuk do e përfshinte Partinë Demokratike, kjo ishte një çështje personale dhe do ta ndiqte në rrugë ligjore, me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së.
Në fakt ndodhi e kundërta.
Kryetari i PD-së z. Lulzim Basha mori vendimin e Tij, më të vështirë, më të guximshëm, më të drejtë prej një lideri, duke i mbajtur të gjitha përgjegjësitë mbi veten e tij, jo duke e përjashtuar, por duke e pezulluar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, deri sa ai të zgjidhte problemin e tij në rrugën që kishte nisur.
PD nuk mund të kthehej në një parti Non Grata nga SHBA për interesat e një përsoni, kushdoqoftë ai. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për dëmin e madh që i ka shkaktuar Partisë, që ai me qindra të tjerë e krijoj dhe udhëhoqi.
Me të ashtuquajturat “ Foltore “ dhe mitingun e 11 Dhjetorit, ai nuk bëri gjë tjetër, vetëm se u shëndrrua në një tub oksigjeni të qeverisë më të korruptuar dhe më kriminale që ka njohur Shqipëria në këto 31 vite.
Ne kemi besim dhe shpresë se Partia Demokratike nga kjo situatë e krijuar, do të dalë më e fortë dhe më e bashkuar. Kjo sepse të gjithë ata që kanë sy, kanë veshë dhe mendje të kthjellët e kuptojnë se kush është Partia Demokratike e vërtetë, me Kryetarin e saj të nderuar zotin Lulzim Basha.
Partia Demokratike është kompakte, ajo ka vetëm një mision dhe detyrim historik ndaj shqiptarëve:
Rrëzimin një orë e më parë të regjimit të Edi Ramës dhe jo mbrojtjes së lëkurës së asnjërit, kushdo qoftë ai. Partia Demokratike është e bashkuar, ajo ka antarësinë, Këshillin Kombëtar, Kryesinë dhe të gjitha strukturat drejtuese në të gjithë vendin. Sigurisht që në foltoret e organizuara ka patur demokratë të ndershëm, të cilët kanë qefmbetje nga qeverisja dhe drejtimi i Partisë Demokratike. Këta i përkasin familjes tonë dhe vendi i tyre është vetëm në Partinë Demokratike.
Nga ky proces, Partia Demokratike do të dalë më e fortë, më e bashkuar, në shërbim të qytetarëve, për t’u përballur me kundërshtarin e vetëm që është regjimi i Edi Ramës.
Procesit të forcimit dhe unifikimit të Partisë Demokratike po i shërben turi i marrë nga Kryesia e PD dhe vetë Kryetari Basha, në takimet me strukturat drejtuese dhe bazën e partisë.
Jo rastësisht Kryetari Basha e ka nisur këtë tur takimesh nga Dibra. Dibranët sapo përkujtuan 100 vjetorin e Luftës së Dibrës, që u shoqërua me një sërë aktivitetesh.
Dibranët e kanë shkruajtur historinë me “ Besë a Besë “,me trimëri, ndershmëri, patriotizëm. Dibranët janë demokratë në gen, nacionalistë, të hollë në mendje nga natyra. Kjo është arsyeja që Dibra ishte ndër më të persekutuarat nga regjimi komunist dhe më demokratja në plurarizëm.
Në përfundim, dibranët kanë mbështetur dhe do mbështesin Partinë Demokratike dhe Kryetarin e saj vizionar, zotin Lulzim Basha, pasi vetëm tek PD shohin të ardhmen e zhvillimit dhe të prosporitetit të kësaj treve të begatë por të harruar nga regjimi i Edi Ramës.
Rroftë Partia Demokratike!
Zoti e bekofte popullin e dibrës dhe të gjithë Shqipërisë.
Gëzuar Vitin e Ri 2022!
Qoftë një vit i mbarë për të gjithë ju dhe familjet tuaja!
F A L E M I N D E R I T