Nga Naim Hasani
Kreu i deges se PD Britani e Madhe
Te dashur miq,
Partia Demokratike ka vetem nje flamur, vetem nje simbol, ashtu sic ka edhe kombi yne. Cdo perpjekje per ti ndryshuar flamurin dhe simbolet me ngjan me perpjekjet komuniste per te vendosur yllin partizan ne flamurin tone kombetar.
PD nuk eshte prone private por simbol i qendreses heroike te mijera shqiptarëve qe u syrgjynosen e masakruan nga diktatura stalinste, komuniste e Enver Hoxhes dhe te gjithë shqiptarëve qe e kane dashur dhe e duan Shqiperinë si gjithë Europa!
Prandaj sot me shume se kurre PD duhet te jete e bashkuar ndaj se keqes, e bashkuar kunder neodiktatures, e bashkuar kunder “Rilindjes” shkatrrimtare qe i zbrazi vatrat e familjeve shqiptare dhe ka vendosur pushtetin e krimit dhe oligarkëve.
Çdo demokrat i ndershem duhet bashkohet per Shqiperine, jo per veten, jo per Partine. Pa Shqiperi nuk ka parti. Te behemi bashke per te ardhmen, jo per interesa personale, jo per anarki, por te ngjadhim shpresen, te sjedhim liri, demokraci dhe barazi!
Mjaft më me sharje e fyerje dhe inate personale.
Keshtu kurre nuk e bejme vendin tone. Keshtu vetem veten do shkaterrojme. Historia rende do na denoje dhe atdheu çdo dite e me shume do te renkoje e padyshim komunizmi e populizmi me shume rrenje do leshojne!
Edhe pse larg nga atdheu, duam qe kombi yne te perparoje, qe demokracia te triumfoje, qe vendi yne te jete i barabarte mes kombeve të qytetëruar dhe perendimorë.
✌️✌️🇦🇱🇬🇧🇺🇸🇦🇱✌️