Lidhur me problemin e denoncueses, e cila doli e para në portalin “Mësues për Shqipërinë”, drejtoresha e gjimnazit “Jordan Misja”, kërkon të ballafaqojë dokumentin e “Stop” me të sajin, pasi pretendon, se i emisionit “Stop” është fals.
Por ndërsa nis të lexojë emërimin e “qokës” së saj, ajo vetë kupton, se është e njëjta shkresë.
Gazetarja: Është e njëjta shkresë.
Drejtoresha: Mos u kapni me gjëra koti!
Gazetarja: Mësuesja ka marrë status definitiv në këtë shkollë!
Drejtoresha: Kjo është shkresë sepse thotë emërim të përhershëm me lëvizje paralale.
Gjithashtu drejtoresha mohon daljen e nxënësve të gjimnazit nga dera e pasme, edhe pse ne e kemi gjithçka të filmuar.
“Stop” shkoi në Zyrën Arsimore Shkodër, por drejtuesja nuk ndodhet. Një herë thonë, se është në mbledhje e një herë tjetër në monitorim.
Juristja ZVAP Shkodër: Drejtoresha është në monitorim, nuk gjendet këtu.
Gazetarja: Ku? Në çfarë vendi?
Juristja ZVAP Shkodër: Nuk mund t’u jap informacion!
Gazetarja: Drejtoreshën donim…!
Sekretarja: Drejtoresha është në mbledhje.
Gazetarja: Ku është duke e bërë mbledhjen?
Sekretarja: Nuk kam informacion me u dhënë.
Gazetarja: Nga monitorimi në mbledhje./tvklan.al