Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen, që fillimisht u raportua si shpërthim bombole gazi në Cërrik
Nga të dhënat e reja mësohet se është viktimë një 27-vjeçar i identifikuar si Erion Rexhepi, të cilit i ka shpërthyer lënda plasëse në dorë, duke i marrë jetën.
“Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.