Lulzim Basha është kryetari i fundit i Partisë Demokratike që ka nënshkruar një marrëveshje me Edi Ramën; 17 majin e famshëm të 2017-s.
Por, në konferencën për shtyp me gazetarët, Basha fajësoi marrëveshjen e 13 viteve më parë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, ndryshimet kushtetuese të 2008-s.
“Duhet një reformë e thellë që të përfshijë edhe Kushtetutën dhe të gjithë shoqërinë dhe nuk mund të kryhet në dhoma të errëta si ajo e vitit 2008. Ky është një kusht që nuk mund të ecet përpara dhe është arsyeja kryesore pse PD ndodhet në një Parlament që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve”, tha ai.
Sipas Bashës, bashkë me këtë reformë të thellë kushtetuese me rëndësi është edhe vettingu i politikanëve.
Kreu i PD-së u pyet në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, që tha më herët se ishte gati të dialogonte me PD, por nuk e dinte se me cilin kryetar të saj.
“Edi Rama ka arsye që të ndjehet i frikësuar pasi demokratët më 18 dhjetor zgjodhën të ardhmen. PD e pastruar nga hijet e së shkuarës, është sot alternative për ndryshim”,