BallinaKryesoreProtesta dhe ultimatumi i Berishës për Bashën, Alibeaj: Klithma të zbehta të...

Protesta dhe ultimatumi i Berishës për Bashën, Alibeaj: Klithma të zbehta të një agonie politike

spot_img

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, u shpreh se objektivi kryesor i PD është përballja me regjimin e Edi Ramës.

Përsa i përket datës 5 ku Komisoni i Rithemelimit i ka kërkuar Lulzim Bashës të lërë zyrën dhe datës 8 kur do të zhvillohet protesta, Alibeaj në një intervistë për RTV Ora me gazetarin Everest Dedaj, i ka konsideruar si klithma të zbehta të një agonie politike.

Enkelejd Alibeaj: Objektivi kryesor i PD është luftë pa asnjë lloj dyzimi në misionin politik që është përballja me regjimin. Ju keni interes për atë se çfarë është thënë me datë 5 apo me datë 8, besoj se janë vetëm klithma të zbehta të një agonie politike të një qasje politike, e cila s’paku në mënyrë institucionale me datë 18 dhjetor në Kuvendin e 18 dhjetorit kanë marrë fund.

Askush nuk do ta marrë guximin e plotë të thotë se janë eksploruar rrugët politike për të kaluar tashmë në rrugët parapolitike siç  pretendohet më 5 dhe 8.

Ai thotë se lëvizjes së ndërmarrë nga Sali Berisha i mungon moraliteti politik.

Enkelejd Alibeaj: E gjithë jo lëvizje e Berishës i mungon një element thelbësor, moraliteti politik. Ky vend nuk bën zgjedhje të rregullta, të lira, të ndershme. Këtu do duhet të shohim se çfarë situate kemi përballë. Unë besoj se demokratët patën aftësinë e tyre dhe për të qortuar për aq sasa e menduan në zgjedhjet e 25 prillit, siç edhe i dhanë besimin Lulzim Bashës për atë rezultat për atë betejë dhe pikërisht për atë lloj përthithje të madhe simpatie që bëri në 650 mijë shqiptarë që votuan në kushte terrori elektoral.

Ndër të tjera ai tha se gjatë këtyre tre muajve Berisha ka bërë një luftë personale duke thyer dhe premtimet e bëra.

Enkelejd Alibeaj: Dëmi më i madh që lëvizja e Berishës ka bërë në këto tre muaj, ka qenë një luftë personale, me një hall personal, në thyerje të premtimit që bëri. Edhe kërkesa e lëshuar për të ardhur me datë 5 apo me datë 8 për të kapur selinë është një lloj mbivendosje duke keqpërdorur gjendjen emocionale të rëndë të demokratëve, për atë se çfarë ndodhi më 25 Prill.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular