BallinaKronikeEksploziv në makinë, zbulohet shënjestra që i shpëtoi atentatit në Vlorë

Eksploziv në makinë, zbulohet shënjestra që i shpëtoi atentatit në Vlorë

spot_img

Mbrëmjen e sotme u hodh ne ere me eksploziv në Vlorë makina në pronësi të Benard Sinomatajt. Automjeti me targa AA 151 HJ ishte i parkuar poshtë pallatit, pranë spitalit të Vlorës në lagjen “Hajro Cakerri” kur u dëgjua një zhurmë e fortë.

Të alarmuar banorët zbritën dhe konstatuan që makina kishte shpërthyer. Gazetari i “ABC” Elton Nikaj ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes.

Dëmet janë shkaktuar në pjesën e shoferit, ky dyshohet se ishte vendosur eksplozivi. Menjëherë policia ka rrethuar zonën duke nisur hetimet për ngjarjen që fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Mbetet për t’u sqaruar nga grupi hetimor nëse kemi të bëjmë me një paralajmërim për Benard Sinomatajn, apo ishte një atentat i dështuar.

Pritet që të merret në pyetje vetë Sinomataj mbi konfliktet e mundshme që ka pasur, por edhe verifikimi i pamjeve të kamerave të sigurisë lidhur me momentin kur është vendosur eksplozivi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular