BallinaAktualitetPublicisti dhe shkrimtari Xhelal Marku, nderohet me titullin shkencor, AKADEMIK, nga Akademia...

Publicisti dhe shkrimtari Xhelal Marku, nderohet me titullin shkencor, AKADEMIK, nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Nju Jorkut, SHBA

spot_img
spot_img

Nga Vasil Dardha

(Bilanci: Një dekorim, një çmim dhe pesë tituj, gjatë karrierës së tij të suksesshme)

XHELAL MARKU, gazetar, studiues e publicist i njohur dhe me një kontribut të shquar në Median e shkruar dhe vizive, ka lindur në Kraj-Reç të rrethit Dibër. Pas mbarimit të gjimnazit në Peshkopi, ka kryer edhe studimet e larta në Universitetin e Tiranës, dega gjuhë-letërsi shqipe dhe është diplomuar me titullin: “Mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe për shkollat e mesme” (1968-72). Në vitet (1973-1974), ai ka punuar mësues në gjimnazin Rrëshen dhe për gati një çerek shekulli, nga viti 1974-1998, ka punuar gazetar i Radiotelevizionit Shqiptar për rrethet e zonës verilindore: Mirditë, Pukë, Lezhë, Mat, Kurbin e Krujë (1974-1998). Puna e tij, si gazetar i kategorisë së parë, është vlerësuar maksimalisht nga RTSH-ja. Kontributi i tij, me një punë të thekur profesionale e cilësore, ku përfshihen: mijëra lajme, emisione dhe  reportazhe, për pasqyrimin e aktiviteteve dhe promovimin e traditës dhe të  trashëgimisë kulturore e artistike të këtyre trevave, ku zhvillonte veprimtarinë e tij, ishin konkuruese dhe bënin diferencën në TVSH. Kështu, me sakrificë dhe përkushtim të madh, Xhelal Marku i dha RTSH-së, një arkiv të gjërë e të pasur, që ia ka lakmi kushdo. Dhe për këtë kontribut të shquar, ai, në vitin 1988, është dekoruar me Urdhrin:  “Naim Frashëri” të akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë. Më vonë, në vitet (1998-2010) ka punuar në mediat private të kryeqytetit, si në: TV Kombëtar “Arbëria” dhe “Koha Televizion”, ndërsa në vitet (2010-2013), Xhelal Marku ka punuar specialist për marrëdhëniet me jashtë dhe publikun në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (AKT), pranë ish Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MTKRS), sot Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit (MTM). Puna e tij, ka qënë përherë produktive e cilësore, si dhe në fokusin e vlerësimeve të merituara.

Në 100 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në vitin 2012, kur ai punonte në Agjensinë Kombëtare të Turizmit, si specialist i lartë, Xhelal Marku përsëri bëri diferencën në atë institucion, duke botuar librin e parë kombëtar për turizmin në Shqipëri, me titull: “TURIZMI SHQIPTAR”, një libër shumë i vlerësuar nga shtypi dhe media brenda dhe jashtë vendit. Promovimi i këtij libri, që u bë me pjesëmarrjen e specialistëve më të mirë në vend, si dhe të drejtuesëve të këtij sektori të rëndësishëm të ekonomisë, u vlerësua shumë edhe nga dikasteri përkatës, MTKRS, i cili dha porosinë, që libri të përkthehet në anglisht dhe të jetë botimi kryesor, në të gjitha panairet ndërkombëtare, ku merr pjesë Shqipëria.

Në konkursin “Krijimtaria dibrane 2007”, Xhelal Marku është vlerësuar me  Çmimin e Parë” në gjininë e reportazhit, me reportazhin: “Shënime për Reçin”, vendlindjen e tij. Në vlerësim të punës së tij, në vitin 2008, Bashkia Rrëshen, ka organizuar veprimtarinë e llojit, spektakël show, me titull: “Mirdita, përgjat tre dekadave në fokusin e gazetarit Xhelal Marku”, duke e vlerësuar atë edhe me çertifikatën “MIRËNJOHJE. Në kuadër të 50 vjetorit të Radiotelevizionit Shqiptar, është vlerësuar si një nga 16 personalitetet e këtij institucioni ndër vite dhe është përzgjedhur si një nga personazhet e librit: “Sekretet e gazetarëve të RTSH-së” të autorit Albert Zholi.

Xhelal Marku është vlerësuar edhe  me disa tituj, që ai me punën dhe veprimtarinë e tij të suksesshme, i ka merituar plotësisht ato. Kështu, në vitin 2014, ai nderohet me titullin: “QYTETAR  NDERI” nga ish-komuna Reç – vendlindja e tij, si dhe me çertifikatën “MIRËNJOHJE” nga ish Bashkia Peshkopi. Në vitin 2017, vjen një tjetër titull i lartë për gazetarin Xhelal Marku, ku Këshilli i Qarkut Dibër e nderon atë, me titullin: “NDERI I QARKUT DIBËR”. Por, surprizat nuk kanë të sosur këtu, për publicistin dhe shkrimtarin Xhelal Marku, pasi në prag të vitit të ri 2022, ai nderohet përsëri me një titull të lartë shkencor. Kësaj radhe, është Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe Arteve e Nju jorkut, SHBA, e cila në vlerësim të punës së tij shkencore e të krijimtarisë letraro-artistike, në mbledhjen e saj të datës 18 dhjetor 2021, i jep Xhelal Markut, titullin e lartë shkencor: “AKADEMIK”.

Urime dhe e gëzofsh titullin “AKADEMIK”, miku im, se e meriton plotësisht atë, ashtu siç ke merituar edhe disa tituj të tjerë, që i përmendëm më lart! Suksese në vazhdimësi!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular