Ditën e sotme në aksin Peshkopi-Maqellarë u regjistrua një aksident me pasojë vdekje.
Nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Dibër, ku humbi jetën E.H., tre persona të tjerë mbetën të plagosur.
Siç shihet nga pamjet e siguruar nga ‘BalkanWeb’, makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë të plagosurve
Gjithashtu autoritetet po punojnë për nxjerrjen e automjetit me litar nga zona ku ka përfunduar.