Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë ku një person u vra dhe 4 të tjerë mbetën të plagosur.
Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se vrasjet e stilit mafioz janë rritur ndërsa shteti është i pafuqishëm përballë krimit.
Këto ngjarje të rënda thotë Salianji janë kambanë alarmi të një qeverie që është në inerci dhe nuk ka asnjë kontroll në territor.
Reagimi i Ervin Salianjit
Ankthi dhe pasiguria mbysin vendin! Shqipëria përditshëm mbytet nga kriminaliteti dhe lajmet me vrasje dhe drogë mbysin hapësirën mediatike!
Vrasjet e stilit mafioz janë rritur dhe proporcionalisht pafuqia e shtetit për ti zbuluar se parandalimi as që imagjinohet!
Armët që shkrehen në mes të kryeqytetit dhe në mes të popullatës janë zhurma alarmi të një qeverie që është në inerci dhe nuk ka asnjë kontroll në territor, bashkëpunimi me bandat në zgjedhje kanë zhdukur kufirin mes shtetit dhe mafias dhe po prodhojnë pasiguri dhe mungesë rendi!
Për fat të keq policia e shtetit duket e prangosur nga drejtuesit e rilindjes që interes primar kanë partinë dhe zgjedhjet dhe jo Republikën 🇦🇱 dhe rendin!