Një tjetër detaj që vjen në këtë dinamikë të ngjarjes së rëndë është se një prej autorëve ka zbritur nga automjeti tip Benz me kallashnikov në dorë.
Në këtë moment ai ka zbrazur karikatorin nga jashtë lokalit drejt tavolinës ku ndodheshin 5 të rinjtë.
Erion Çela mbeti i vdekur, ndërkohë u plagos në këmbë dhe fytyrë vëllai i tij, Blerim Çela. Po ashtu të plagosur mbetën edhe Arben Dani, Azbi Selimaj dhe Edmond Crroj.
Mësohet se ata janë vëzhguar më herët nga autorët.
Këta të fundit u larguan me një automjet me shpejtësi në drejtim të Laprakës.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Filanto” në Don Bosko, ndërkohë që policia ka ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet.