BallinaKronikeEMRI/ Atentati në 'Don Bosko', një nga të plagosurit kamarieri i lokalit

EMRI/ Atentati në ‘Don Bosko’, një nga të plagosurit kamarieri i lokalit

spot_img

Një i vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i atentatit me armë zjarri që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Don Boskos’. 

Erion Çela 35 vjeç ka humbur në vendin e ngjarjes, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka marrë një plumb në këmbë dhe një tjetër në pjesën e fytyrës.

Të plagosur gjithashtu kanë mbetur edhe Arben Dani, 46 vjeç, Edmond Crroj 41 vjeç si dhe Azbi Selimaj 19 vjeç. Ky i fundit burimet e startnews konfirmojnë se ishte kamarieri i lokalit ku ndodhi ngjarja.

Viktima dhe të plagosurit u qëlluan nga jashtë lokalit me breshëri kallashikovi nga persona të paidentifikuar të cilët janë larguar me një automjet tip ‘Benz’ ngjyrë e zezë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular