BallinaKronikePlumbat kapën edhe kamerierin 19-vjeçar/ Masakra në Tiranë mund të shkonte edhe...

Plumbat kapën edhe kamerierin 19-vjeçar/ Masakra në Tiranë mund të shkonte edhe më keq

spot_img

19-vjeçari Azbi Selmani është kamerieri që i shpëtoi vdekjes ditën e sotme pas sulmit me armë në një lokal në “Don Bosko”.

Ai gjendet tek Spitali i Traumës, bashkë me Blerim Çelën, Arben Danin dhe Edmond Crrojn.

Ndërkohë viktimë e plumbave që erdhën nga autorët e paidentifikuar nga jashtë lokalit, mbeti vetëm Erjon Çela, 35 vjeç.

Një tjetër detaj që vjen në këtë dinamikë të ngjarjes së rëndë është se një prej autorëve ka zbritur nga automjeti tip Benz me kallashnikov në dorë.

Këta të fundit u larguan me një automjet me shpejtësi në drejtim të Laprakës.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si “Filanto” në Don Bosko, ndërkohë që policia ka ngritur disa pika kontrolli në kryeqytet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular