Marko Gjuriç, ambasadori i Serbisë në SHBA, ka shkaktuar reagim pas një postimi të publikuar në ‘Twitter’ ku e quan këngëtaren nga Kosova me famë botërore Dua Lipa, bashkëkombëse.
Një koment ky, i cilësuar si provokim nga ana e Gjuriç, ka marrë shumë reagime nga të afërm dhe mbështetës të këngëtares, të cilët shprehen se: ‘jemi krenarë që është shqiptare’.
“Duke lënë komentet e urrejtjes anash, jam shumë krenar për bashkëkombësen tonë të dashur Dua Lipa edhe pse ajo mund të mendojë ndryshe për çështjet politike”, shkruan Gjuriç gjatë një replike me ish-ambasadoren e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.
P.S. Petty hateful comments aside, I am very proud of our lovely compatriot Dua Lipa 🇷🇸, even though she may think differently on a political issue.
— Марко Ђурић (@markodjuric) January 4, 2022