BallinaAktualitetAlibeaj: PD shtëpi e demokratëve, jo e halleve personale të Berishës, nuk...

Alibeaj: PD shtëpi e demokratëve, jo e halleve personale të Berishës, nuk mund të merret me dhunë

spot_img

I ftuar në RTV Ora, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj u shpreh se selia e PD-së është shtëpi e gjithë demokratëve dhe gjithë njerëzve që kanë sakrifikuar, jo për hallin personal të Berishës

Ai pohoi se partia nuk mund të merret me dhunë dhe se duhet vendosur një standard i ri në politikë, ku të ketë distancim nga elementët e krimit.

Alibeaj: PD e ka mision politik për tu marrë me hallet e demokratëve. Selia është shtëpi e gjithë demokratëve dhe gjithë njerëzve që kanë sakrifikuar. Synimi është rrëzimi i rrëgjimit një orë e më parë. Ndërsa skenarët që duan të marrin partinë me dhunë, janë disa skenarë që kanë të  bëjnë me hallet personale të Sali Berishës. Ky është një gabim i madh politik dhe moral i Sali Berishës.

Ne duhet të vendosim një standard të ri me politikanë që nuk kanë lidhje me krimin. Këtë gjë e kërkojnë shqiptarët. Ndaj këtyre simptomave as ne nuk kemi qenë imunë në qeverisjen tonë. Ne marrim përgjegjësinë tonë, prandaj është e virtytshme që të njohim pjesën tonë. Politika shqiptare duhet të largohet nga krimi dhe praktikat kriminale, edhe pse mund të jenë të dhimbshme. Nëse kanë qenë kështu, ka qenë gabimi ynë, por është më mirë se sa vonë që këto akte të kryhen. Ne kemi parë para PD-së skena të shëmtuara ku vjen para partisë me një grup njerëzish të dhunshëm. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular