BallinaKryesoreFutboll dhe COVID, alarm i kuq në Itali, anulohet 4 ndeshje, por...

Futboll dhe COVID, alarm i kuq në Itali, anulohet 4 ndeshje, por kampionati vijon

spot_img

COVID-19 vijon të tremb të gjithë botën, kërcënon çdo ditë e më shumë edhe futbollin por drejtuesit e federatave as që kanë ndërmend të ndalojnë. Kësaj situate nuk i shpëton as Serie A, teksa këtë 6 janar janë anuluar 4 ndeshje në program:

Bologna-Inter, Atalanta-Torino, Salernitana-Venezia dhe Firentina-Udineze, kjo pasi autoritet shëndetësore kanë bllokuar katër ekipe, Torino, Udinese, Salernitana dhe Bologna duke i futur në karantinë, pasi numri i të prekurve nga COVID-19 është shumë i lartë duke i shndërruar në vatra infeksioni.

Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e Ligës, pas mbledhjes urgjente që zhvilluan dolën në përfundim se Serie A nuk ndërpritet, do të vijohet sipas programit por do të skicojnë një protokoll të ri në stilin UEFA ku mjaftojnë 13 lojtarë, përfshi këtu edhe një portier, që ndeshja të luhet, nëse është e nevojshme mund të merren lojtarë edhe nga të rinjtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular