BallinaKryesoreNjerëz të armatosur dhe me kapuçë në PD/ Basha: Gënjeshtra të një...

Njerëz të armatosur dhe me kapuçë në PD/ Basha: Gënjeshtra të një shkolle komuniste! Nuk e paskam njohur Berishën dhe kriminelët rreth tij. Çfarë më tha demokrati nga Tropoja

spot_img

Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se ndjen përgjegjësi që njerëz me eksponentë kriminalë kanë qenë në PD edhe gjatë kohës kur ai ka qenë kryetar. I ftuar në “Open” Basha u shpreh se ai nuk do të lejojë që sakrifica e demokratëve të meeret peng nga interesat personale të Berishës.

Lulzim Basha: Unë po ju them këtë, që gjithçka që ne disponojmë dhe gjithçka që drejtësia disponon, duhet ti shkojë deri në fund drejtësia. Detyra ime si kryetar i Partisë Demokratikë është të mos lejoj sakrificat e demokratëve, jo vetëm këtë vit, vitin e kaluar e kam fjalën, se ky vit sapo ka filluar, po gjithë këto 31 vite të merren peng nga interesa private, perosonale apo kriminale të kujtdo qofshin këto, nga Sali Berisha tek ata që e shoqërojnë e me këdo ka bërë apo bëjnë biznes njerëzit që e rrethojnë. Kjo është detyra ime dhe për këtë Partia Demokratike dhe unë jam shprehur fare qartë. Të tjerat janë çështje të drejtësisë

Eni Vasili :Po jua bëj pyetjen ndryshe zoti Basha. Kanë qenë në Partinë Demokratike këta njerëz gjatë kohës që ju keni qenë kryetar i partisë?

Lulzim Basha: Padiskutim që një pjesë e tyre kanë qenë, po. Po sip e shikoni s’kemi njohur mirë Berishën, jo më të njihni kriminelët dhe trafikantët e të korruptuarit rreth tij.

A ndjeni përgjegjësi për këtë?

Lulzim Basha: Pa diskutim.

Eni Vasili: Dakort. Kur do të jeni 8 janar?

Lulzim Basha: Domethënë të jem dhe më i qartë, mos të jem kaq i shkurtër, jo veët ndiej përgjegjësi, por kam përgjegjësi. Kam përgjegjësi, sepse një nga motivet kryesore kur njeriu futet në politikë është që ti bëjë gjërat më mirë dhe dalë nga dalë është shumë e thjeshtë të humbasësh, apo të të shtrembërohet busulla dhe të mendosh si qëllim kryesor mundjen e kundërshtarit dhe të mendosh si qëllim kryesor mundjen e një rregjimi si ky i Edi Ramës, tundohesh lehtë të thuash atë që pat thënë dikush dikur, bashkohuni të gjithë qelbësirat kundër, atëherë e kishte për ne, kësaj rradhe kundër Edi Ramës. Por, ndonëse kjo mund të duket rruga e shkurtër dhe e thjeshtë drejt pushteti

Pyetje: Por duke qëndruar edhe për pak sekonda tek xhalo, ajo që ju quani xhalo. Gjithësesi ka fakte, deklarata, kundër deklarata, që njerëz të armatosur kanë të dyja palët, që po pritet ushtrimi i dhunës nga njëra palë apo nga tjetra palë. Belind Këlliçi akuzon që ka njerëz të armatosur në selinë e Partisë Demokratike, foto me kapuçonj të zinj qarkullojnë në rrjet. Ju thoni që s’ka asgjë të vërtetë në këtë grykë, që  nuk ekzistojnë dhe këto janë thjesht fiction?

Lulzim Basha: Kam takuar një demokrat nga Tropoja, i cili më tha që në fillim tha kur filloi, pak a shumë domethënë në qoftë se e perifrazoj ashtu siç duhet, kërkoj ndjesë në qoftë se nuk e perifrazoj tamam siç ma tha, mu duk tha se po i bini në qafë Sali Berishës, pastaj e kuptova që ky njeri ka një hall, kishte një hall, një hall shumë të madh. Dhe kjo është historia e qondra demokratëve, të cilët u nisën me të vërtetë duke dëgjuar një retorikë, që u nis për demokratizimin e Partisë Demokratike, e për shumë e shumë parime të tjera dhe përfundoi si një betejë, ashtu siç Sali Berisha premtoi që nuk do ta bënte, por që në fakt e bëri, një e besë e thyer me demokratët. Dhe në qoftë se ka një besë të thyer është besa e dhënë nga Sali Berisha që nuk do ta përfshinte Partinë Demokratike në betejën e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi qeveria Amerikane e shpalli non-grata dhe tani ajo që shikoni dhe që do vazhdoni të shikoni në ditët e ardhshme është fundi i palavdishëm i kësaj lëvizje, e cila në thelb do të shkatërrojë Partinë Demokratike si një institucion demokratik me rregulla, të cilat garantojnë funksionimin demokratik të partisë, ta zhvendosë nga misioni që është përballja me regjimin e Edi Ramës në të gjitha rrafshet, në rrafshin politik, në rrafshin e masakrës zgjedhore, në rrafshin parlamentar, në rrafshin ekonomik, në rrafshin e një përditshmërisë dhe ta kthejë në një strehë, në një mburojë për non-gratën që i është shpallur atij dhe për njerëzit që e rrethojnë.

Shikoni, mendoj për një kohë të shkurtër kanE dalë kaq shumë gënjeshtra, janë ekspozuar kaq shumë gënjeshtra, kaq shumë manipulime. Prandaj ju thashë edhe ajo video që tregon se si kanë votuar dhjetra herë më pak njerëz se sa pretendon Sali Berisha tek ajo qendër që krenoheshe me të, nuk është ajo në vetvete problemi. Problemi është që një industri e tërë falcifikimi, manipulimi gënjeshtrash e shkollës komuniste bolshevike është vënë në punë e financiar në mënyrë të paligjshme, e mbështetur edhe nga dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës, për të na bërë që të heqim vëmendjen nga faktet, nga të vërtetat. Faktet janë: Sali Berisha është shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është zotuar para demokratëve se nuk do ta përfshijë Partinë Demokratike dhe demokratët në betejën e tij me qeverinë amerikane. E ka thyer këtë zotim, e ka prerë Partinë Demokratike dhe demokratët në besë. Tani para çdo demokrati, që ka sytë në ballë, është e qartë që ai është në një betejë personale për hallin e tij personal, prandaj jua citova dhe demokratin nga Tropoja para dy apo tre ditësh.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular