Një çift është shpallur në kërkim pasi dyshohet se i kanë vjedhur një sasi parash dhe bizhuterish.
Bëhet me dije se një 26-vjeçare e identifikuar si Qamile Hakorja në bashkëpunim me të dashurin e saj, Lefter Dautin, i kanë vjedhur shtetases K.GJ, të cilën e kishte kushërirë, një sasi parash e bizhutërish.
Sipa njoftimit të policisë në cilësinë e provës material nga ana e autoriteteve u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.
“Zbardhet nga Komisariati i Policisë Nr. 4 dhe dokumentohet me prova ligjore, vjedhja e një shume të konsiderueshme parash dhe bizhuterish floriri.
Shpallen në kërkim dy autorët e vjedhjes.
Sekuestrohen 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe bizhuteri floriri.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në provat ligjore të grumbulluara, bënë shpalljen në kërkim të shtetasve:
– L. D., 36 vjeç banues në Tiranë, dhe Q. H., 26 vjeçe, banuese në Peshkopi, Dibër.
36-vjeçari, pasi ka marrë informacion se kushërira e tij, shtetasja K. Gj., do të udhëtonte nga Peshkopia në drejtim të Tiranës, me një valixhe me para, në bashkëpunim me të dashurën e tij, shtetasen Q. H., ka organizuar vjedhjen e valixhes.
Shtetasja Q. H. është paraqitur si udhëtare në linjën e furgonit me të cilin do të udhëtonte shtetasja K. Gj. dhe pasi ka udhëtuar disa orë, ka zbritur në Tiranë, duke marrë edhe valixhen, me pretendimin se ishte e saj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1.400.000 lekë të rinj, 2770 euro, 340 paund dhe disa bizhuteri floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.’– njofton policia.