BallinaKryesore“Berisha po ju gënjen”/ Basha thirrje demokratëve: Ka mobilizuar kriminelë e trafikantë....

“Berisha po ju gënjen”/ Basha thirrje demokratëve: Ka mobilizuar kriminelë e trafikantë. Dhuna është streha e tij e fundit

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë thirrje demokratëve që të distancohen nga dhuna, që sipas tij ka synim Sali Berisha. Në një deklaratë për mediat, Basha tha se Berisha po i gënjen dhe mashtron të gjithë demokratët.

Basha: Unë kam pranuar përgjegjësitë e mia për ketë situatë, por Sali Berisha nuk mund të bëjë sikur ka qenë në ndonjë ishull prej nga u kthye pas tetë vjetësh.

Sali Berisha ju ka mashtruar keq duke gënjyer, trilluar e shpifur pa hesap kundër meje, pa paraqitur asnjë fakt a provë sado të vogël, e gjithë kjo që të mbledhë pas vetes mbështetës e të bëjë turmën e karshillëkut kundër SHBA dhe të hedhë demokratët kundër njeri tjetrit..

Sali Berisha ka shpërdoruar vullnetin e atyre demokratëve që firmosen për thirrjen e një Kuvendi  të Jashtëzakoshëm të PD-së, duke mos lejuar  kalimin e  firmave të  tyre  në rrugën ligjore që përcakton kushtetuta e Partisë.

Sali Berisha ka mashtruar me të ashtuquajturin referendum ku vetë bën listat, vetë numëron, vetë shton votues  sa të dojë për ta çuar numrin aty ku e ka paracaktuar.

Fotografia më e qartë dhe më diskretituese e farsës me emrin referendum janë filmimet në njësinë 8 në zemer të Tiranës ku kanë marrë pjesë në votim më pak se 10 përqind e anëtarëve të PD-së, që komunikata e Sali Berishës në mbrëmje i bën 80 përqind.

-Ky është pseudo-referendumi, ky është mashtrimi më i madh. Me numra të stisur, me kuti të mbushura, Sali Berisha, për hallin e tij,  thërret demokratët të pushtojnë  dhe asgjesojnë Partinë Demokratike, forumet e saj të ligjshme.

Tani situata është e qartë.

Përplasje mendimesh po.

Liri shprehje po.

Liri zgjedhjesh dhe garë po.

Në respekt të dinjitetit të secilit dhe normave të etikes demokratike e njerëzore.

Përplasje të tjera nga ato që ka ndërmend Sali Berisha dhe skenaristët e të ashtuquajtures protestë  para selisë së PD-së nuk ka e nuk duhet të ketë.

Demokratëve u bëj thirrje tu rrinë larg skenarëve të dhunës që duan destabilizim dhe shkatërrimin e PD-së.

Sepse edhe tani Sali Berisha po ju gënjen, manipulon dhe mashtron.

Ai kërkon ti përdorë demokratët si fasadë, sepse nesër ai ka mobilizuar kriminelë e trafikantë për dhunë. Unë e di fare mirë se demokratët janë kundër dhunës por kjo është mënyra e tij e vetme. Dhuna eshte streha e tij e fundit.

PD ka marrë masa të përballet dhe tu tregojë  vendin me fuqinë e ligjit agresorëve që nuk kanë asnjë lidhje me PD dhe misionin e saj.

Shqipëria nuk mund të turpërohet duke prodhuar një ngjarje të shëmtuar antiamerikane në selinë e PD-së dhe as demokratët nuk ja kanë borxh Sali Berishës kundërvënien përballë njëri tjetrit që ai nxit dhe provokon prej dëshpërimit të tij.

PD nuk mund ta mbajë e nuk ka për ta mbajtur këtë turp.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular