BallinaKryesoreLulzim Basha: Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë...

Lulzim Basha: Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë strategjik, SHBA

spot_img

Kreu i PD, Luzim Basha po zhvillon nje deklarate per mediat, pak ore para protestes se thirrur ngh Berisha.

Basha: Që nga shtatori i vitit të kaluar kur nisi sesioni i ri parlamentar, Partia Demokratike, në marrëdhënie  të ngushta me SHBA dhe BE, ka përcaktuar axhendën e politikës në vend dhe po udhëheq me nismat dhe aksionin e saj finalizimin e luftës sonë të gjatë, pa kompromis e plot sakrifica, për të shembur regjimin e Edi Ramës, i cilësuar botërisht si më  korruptuari e më i kriminalizuari në rajon.

Nismat tona parlamentare për hetimin e vjedhjeve me aferat e incenerarorëve,

Hetimin e megaskandaleve ne seri të kësaj qeverie

dhe të masakres zgjedhore të 25 prillit;

Propozimi ynë për Vetingun e politikanëve;

Konceptimi dhe avancimi prej nesh i një reforme kushtetuese, jetike për çlirimin e demokracisë nga kapja prej një grushti politikanësh autokratë, të cilët kanë ndërtuar edhe përmes kushtetutës, mekanizmat e përjetësimit të pushtetit dhe të pasurive të tyre korruptive;

Përballja jonë me kastën tridhjetëvjeçare që ka themeluar dhe mban në sistem korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe gërryerjen e demokracisë përmes manipulimit të zgjedhjeve.

Të gjitha këto kanë e kanë tronditur më fort se asnjëherë tjetër sistemin e kalbur, dhe kanë ngjallur si asnjeherë tjetër shpresën se një epokë  e re po troket:

Epoka  e sundimit të ligjit e jo e pashallarëve dhe bajraktarëve  politikë, epoka e një drejtësie efikase  ku krimi  dhe korrupsioni dënohen e nuk drejtojnë vendin, epoka e Shqipërisë normale të zhvillimit, drejtësisë, dinjitetit dhe mireqënies.

Në Kuvendin tonë të 18 dhjetorit  ne avanacuam me vendimet e nismat tona për një Parti Demokratike të pastruar nga hijet e së shkuarës, nga krimi dhe korrupsioni brenda nesh, me bindjen se si është PD sot do të jetë Shqipëria nesër.

Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë strategjik, SHBA, që e ka vendosur luftën kundër korrupsionit si përparësi të politikës së saj të jashtme dhe ka  venë në shënjestër regjimet autokratike, armike të demokracisë dhe mirëqenies.

Ne e kthyem në standart se ata që shpallen non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD.

Ne i kemi hequr çdo alibi Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen e tij të korruptuar deri ne palcë, të ambalazhuar me estradë, cirk, mashtrime dhe batuta  të dala boje tashmë.

Ne do të vazhdojmnë si protagonistë të ndryshimit, me bindjen se jemi forca e vetme politike që mund ti jape fund dhe do ti japë fund regjimit të Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular