Sali Berisha nuk fshehu sot skenarin e dhunës ndaj PD.
Paralajmëroi sot dhunën që do të ushtrohet në selinë qëndrore të demokratëve.
Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në një bunker për një person të shpallur non grata.
Janë mashtrime deklaratat për të njerëz të vdekur në Kuvendin e PD. Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të anëtarëve të PD.
Lëvizja non grata akoma nuk ka bërë transparencë as për delegatët, as për faturën financiare të tubimit luksoz.
Mashtrimet dhe gjuha e dhunës janë për të mbuluar të vërtetën se Sali Berisha është refuzuar nga 90% e anëtarëve të PD. Realiteti i treguar nga videot në njësinë 8 është pakicë.
Berisha do që ta kthejë PD në një bunker ku të strehohet vetë dhe familja e tij, trafikantët e drogës apo vrasësit që e shoqërojnë.
Jam shumë i hapur të jap emra. Petrit Mustafa nuk shoqëron Lulzim Bashën, por Sali Berishën. Është i dënuar për vrasje me 17 vite burg.
Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Sali Berishës, por dyert e selisë qendrore të PD. Është person i kërkuar nga autoritetet britanike për trafik droge dhe akte ekstreme dhune.
Gjakderdhja në selinë e PD është skenari i Sali Berishës, siç paralajmërojnë anëtarët e të ashtuquajturit të Komisionit të Rithemelimit?