BallinaKronikeU plagos në atentatin me eksploziv në Unazë të Re, kush është...

U plagos në atentatin me eksploziv në Unazë të Re, kush është vlonjati problematik, vite më parë sulmoi me granatë dore tre persona

spot_img

Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse në një makinë në lëvizje, në Unazë të Re, në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se të plagosur kanë mbetur shoferi i mjetit, 42-vjeçari Mikel Harizaj, si dhe pasagjeri në mjet, Serini Dumi, 26 vjeç.

Siç mëson gazetarja Bezat, 42-vjeçari Harizaj rezulton me precedentë kriminalë. Në vitin 2009, Mikel Harizaj ka plagosur me granatë tre persona, pas sherrit me to në ambientet e një lokali, në Selenicë të Vlorës.

Nga raportimet e policisë në atë kohë, pas sherrit Harizaj kishte dalë nga lokali dhe kishte shkuar te makina e tij, që e kishte të parkuar afër lokalit, prej ku kishte marrë një granatë dore, me të cilën kishte sulmuar shtetasit Ervis Alushi, Gentian Abazi dhe Edison Ademi..

Nga shpërthimi i granatës kishte mbetur i plagosur i rëndë njëri prej tyre, ndërsa dy të tjerët kishin marrë plagë më të lehta. Për ngjarjen, Mikel Harizaj ishte arrestuar më vonë nga policia dhe që akuzohej për vrasje të mbetur në tentativë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular