BallinaKryesore“Boll është boll”, Basha: Protesta e Berishës është kundër SHBA

“Boll është boll”, Basha: Protesta e Berishës është kundër SHBA

Në një deklaratë nga selia blu, Lulzim Basha hodhi akuza ndaj Sali Berishës duke thënë se protestën e nesërme e ka thirrur kundër demokratëve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Basha ka folur me tone të ashpra kundër Berishës duke thënë se ka një pikë kur boll është boll. Mes të tjerash duke iu drejtuar demokratëve, Basha akuzoi Berishën se po i mashtron dhe po i përdor ata për qëllime personale.

“Në Kuvendin tonë të 18 Dhjetorit  ne avancuam me vendimet e nismat tona për një Parti Demokratike të pastruar nga hijet e së shkuarës, nga krimi dhe korrupsioni brenda nesh, me bindjen se si është PD sot do të jetë Shqipëria nesër. Ne morëm vendime të guximshme, në linjë me aleatin tonë strategjik, SHBA, që e ka vendosur luftën kundër korrupsionit si përparësi të politikës së saj të jashtme dhe ka  venë nës hënjestër rregjimet autokratike, armike të demokracisë dhe mirëqenies. Ne e kthyem në standart se ata që shpallen non grata nga SHBA nuk mund të zgjidhen në funksione drejtuese në PD. Ne i kemi hequr çdo alibi Edi Ramës për të vazhduar qeverisjen e tij të korruptuar deri ne palcë, të ambalazhuar me estradë, cirk, mashtrime dhe batuta  të dala boje tashmë. Ne do të vazhdojmë si protagonistë të ndryshimit, me bindjen se jemi forca e vetme politike që mund ti japë fund dhe do ti japë fund regjimit të Edi Ramës. Lëvizjet e Sali Berishës, që nga Shtatori  kur unë mora vendimin e për pezullimin e tij, e sot e gjithë ditën,  kanë shërbyer për të zhurmuar e devijuar fokusin e betejës sonë opozitare, rrjedhimisht duke i dhënë oksigjen qeverisë. Për hallin e tij që as e ka nga ne, as ia zgjidhim dot ne, Sali Berisha ka thirrur një protestë kundër Partisë Demokratike, në të vërtetë kundër SHBA. Ka një pikë kur boll është boll”, tha Basha. /

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular