Te dashur vellezer e motra demokratë e demokrate.
Eshte tejet e trishtueshme kur shikon demokratët ti kundervihen njeri tjetrit, kur sheh thirrje per pushtim e per shporrje.
Harruam fare kush eshte e keqja e Shqiperise, kush eshte “Rilindja” kush eshte Edver Rama.
Po na serviret nje pamje e zymte kur disa mendojne se marrin ne dore fatet e tyre, nje mendon se eshte mbi Ameriken dhe disa qe thone se Sorros na shkaterroi partine.
Gjithsecili mund te kete mendimin e tij dhe vendos vete por askuj dhe asnjerit nuk i lind e drejta te dhunoje e shkaterroje shtepine e vet, shtepine tone te perbashket, Partine Demokratike.
Ka dite qe behet thirrje per dhune per kundervenje ndaj njeri tjetrit. Ata qe e bejne kete harrojne se nxisin vellavrasjen dhe trazira te paparashikueshme.
Secili mban pergjegjesi per veprimet e veta individuale por pergjegjesia kryesore eshte e ideatorëve, organizuesve dhe orkestruesve te cfaredo dhune dhe sidomos mos e dhente zoti, nese mund te kete viktima.
Historia nuk do u fale kurre. Askush nuk gezon pushtet kur ai buron nga dhuna. Mund te mosperfillni vendimet e SHBA por mos harroni se Amerika eshte sot fuqia dominante dhe mbizoteruese ne botë.
Njehere na e shiten rrezikun Anglo-Amerikan dhe ai rrezik imaginar na shkateroi si komb. Ajo teori nuk vlen dhe nuk do zbatohet kurrë më ne Shqiperi.
Imponimi me dhune i vullnetit individual eshte mjerim dhe izolim. Bej thirrje maksimale per pergjegjesi dhe vetpermbajtje.
Mos nxisni dhune mes demokratëve. Mos nxisni urrejtje. Keto nuk jane virtyte demokracie por mentalitet primiv qe nuk ka vend ne nje shtet anëtarë te NATO’s.
STOP dhunes. Stop shkaterrimit.
E ardhmja nuk eshte dhuna por respekti i ndersjedhte dhe partneriteti e miqesia jone e perjetshme me SHBA, Britanine dhe Bashkimin Europian.
Partia Demokratike eshte zemra jonë dhe e vetmja force me potencial te pashtershem per te luftuar diktaturen dhe komunizmin.
Demokratët e ndershem vellezerit dhe motrat tanë, mos nxitni urrejtje dhe mos beni tju urrejne. Mos provokoni dhe mos lejoni tju provokojnë. Tregoni respekt dhe qytetari.
Demokratë jemi, demokratë do të mbetemi për sot e mot.