Një mobilizim i madh i Policisë greke ka ndodhur në mëngjes në Kypseli, teksa një burrë ka dalë nga banesa e tij, në rrugën e Efesit dhe ka nisur të qëllojë me armë.
Sipas raportimeve të mediave në vend bëhet fjalë për një person me origjinë shqiptare. Burri ndodhet aktualisht i “ngujuar” në apartamentin e tij
Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën ndërsa një negociator po mundohej që ta bindë që të dorëzohet.
Autori u arrestua përfundimisht pas një operacioni policor dhe po dërgohet në GADA.